PSG ndan pikët me Troyes
Paris Saint-Germain ka luajtur baras me skuadrën e Troyes.
Sport
Parisienët kanë marrë një pikë pas barazimit 2:2 ndaj skuadrës së Troyes, shkruan lajmi.net.
PSG kaloi në epërsi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur qendërmbrojtësi brazilian Marquinhos gjeti golin.
Në minutën e 25’, Neymar çoi topin në rrjetë për 2:0, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Por, mysafirët nuk u dorëzuan.
Troyes gjetën golin në minutën e 30’, me anë të Ugbo. Kurse, në fillim të pjesës së dytë, Tardieu barazoi në 2:2 (49’).
PSG mori pikën e 80 në këtë ndeshje, kurse Troyes shkon në 37 pikë. /Lajmi.net/