Osmani takon ish-presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e deritanishëm të Kosta Rikës Carlos Alvarado Quesada.
Lajme
Me këtë rast Osmani ka vlerësuar lart rolin aktiv të Alvarado për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.
Ajo ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë.
Gjatë vizitës në Kosta Rika, Osmani është takuar edhe me presidentin e ri të këtij vendi Rodrigo Chaves.
Shikoni dokumentarin “PASOJË”: Rrëfimin ekskluziv të një burri të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë: