Zyrtare: Mikel Arteta nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në sezonin 2024/25.

Sport

06/05/2022 10:39

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit, transmeton lajmi.net.

Pos spanjollit, kontratë të re ka nënshkruar edhe Jonas Eidvall, që është trajneri i skuadrës së femrave te klubi londinez.

Pas nënshkrimit të kontratës, Arteta u shpreh se është i lumtur dhe i emocionuar.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që nënshkrova kontratë të re. Ne duam të çojmë klubin në një nivel më të lartë dhe të konkurrojmë me skuadrat më të forta”, tha ai.

Arsenali aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë, shumë afër për t’u  futur në Champions League sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/