Champions League: Villarreal pret Liverpool për ndeshjen e dytë gjysmëfinale
Liverpool duhet të bëjë sonte hapin e fundit për të arritur në finalen e Champions League.

Sport
‘Reds’ shkojnë në ‘Estadio de la Ceramica’ me një epërsi prej dy golave, pasi në ‘Anfield’ fituan 2:0, shkruan lajmi.net.
Këtë epërsi duhet ta ruajnë në një arenë ku u rrëzuan skuadra si Bayern Munich e Juventus.
Liverpool shihen si favoritët për të kaluar në finalen e madhe të Champions League, ndonëse Unai Emery ka premtuar telashe për ta.
Ndeshja mes Villarreal dhe Liverpool luhet me fillim nga ora 21:00.
Fituesi i këtij çifti përballet në finale me fituesin e Real Madrid – Manchester City. /Lajmi.net/