Atletico Madrid nuk duan t`i bëjnë gardën e nderit Real Madridit  

Atletico Madrid nuk duan t`i bëjnë gardën e nderit kampionit, Real Madridit.

Sport

02/05/2022 12:09

Ekipi i Diego Simeones nuk pranojnë t`i bëjnë koridorin e nderit kampionit të saposhpallur, në ndeshjen e cila zhvillohet të dielën në ‘Wanda Metropolitano’.

Tradita e do që ekipi kampion të mirëpritet në atë mënyrë, por njejtë nuk mendojnë lojtarët e ‘Rojiblancos’.

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez tha se do ia urojnë titullin Realit, por gardën e nderit nuk do ta bëjnë pasi kanë respekt për tifozët e tyre.

“Ne i urojmë ata, por kemi shumë respekt për tifozët tanë”, tha Gimenez përcjell lajmi.net.

Ndërsa sipas Oblak ai nuk preferon as të bëjë apo të marrë gardën e nderit.

“Si kapiten jam një nga ata që nuk më pëlqen të jap apo të marrë gardën e nderit. Klubi vendos dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha portier i Atleticos.

Real Madridi së fundmi u shpallën kampion, pasi mposhtën Espanyol me rezultat të thellë 4:0./Lajmi.net/