Granit Xhaka shpallet lojtari i muajit tek Arsenal nga fansat

Përdoruesit e uebsajtit Arsenal.com e kanë zgjedhur Granit si lojtarin më të mirë të muajit prill.

Sport

30/04/2022 14:54

Mesfushori pati performanca të mira gjatë këtij harku kohor, e njëra ndër momentet më të mira të tij brenda këtij 30-ditori ishte padyshim eurogoli ndaj Manchester United në Premier League.

Futbollisti, në këtë votim, la prapa kolegun e tij nga i njëjti repart, Mohammed El Neny, transmeton lajmi.net.

Për formën e mirë të Xhakas foli edhe trajneri i tij, Mikel Arteta, që tha se lojtari, dita-ditës, po bëhet një lojtar më i mirë.

Pas zgjedhjes si lojtari i vitit nga fansat, Xhaka i falënderoi ata, duke thënë se i gjithë ekipi do të përpiqet t’i arrijë objektivat sezonalë. /Lajmi.net/