Përfundon pjesa e parë: Liverpool – Villarreal 0:0
Ka përfunduar baras, 0-0, pjesa e parë ndërmjet Liverpool dhe Villarreal.

Sport
Përkundër shumë rasteve të krijuara nga “Të Kuqtë”, me Mane, Salah e Thiago, rezultati nuk u ndryshuar gjatë 45 minutave.
Villarreali po vazhdon të taktizojë, duke e pritur një moment kundërsulmi për t’i ndëshkuar vendasit, gjë që nuk ka ndodhur ende deri më tash, transmeton lajmi.net.
Pjesa e dytë pritet të shoqërohet edhe me ndryshime në përpjekjet e djemve të Klopp që aktualisht nuk po arrijnë ta gjejnë rrugën e golit. /Lajmi.net/