Pogba ka oferta nga PSG dhe Real Madrid

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Sport

26/04/2022 10:00

Raportime të shumta bëjnë të ditur se Paul Pogba do të largohet nga Man United në fund të këtij sezoni. Madje, lojtari thuhet se ka lënë edhe grupin e bisedës në ‘WhatsApp’, ku ishte me shokët e skuadrës.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Pogba ka pranuar oferta nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe nuk pritet të rinovojë me ‘Djajtë e Kuq’.

Pogba pësoi një lëndim së fundmi dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me skuadrën e United. /Lajmi.net/