Serie A: Juventus përmbys Sassuolon, merr tri pikë për t’iu afruar vendit të tretë

Juventus ka marrë pikë të plota në udhëtimin kundër Sassuolo.

Sport

25/04/2022 22:39

‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar një fitore spektakolare, me përmbysje, me rezultatin 1:2 kundër Sassuolo, shkruan lajmi.net.

Seria e golave në këtë ndeshje u hap nga sulmuesi i Sassuolo, Raspadori, i cili gjeti golin në minutën e 39’.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Paulo Dybala dërgoi topin në rrjetë për shifrat 1:1.

‘Biankoneri’ provuan deri në fund për golin e fitores, dhe atë e gjetën në minutën e 88’.

Moise Kean ishte ai që çoi topin në rrjetë, pas një pasimi të dhënë nga Alex Sandro.

Me tri pikët e fituara sot, Juventus shkon në kuotën e 66 pikëve, tashmë me vetëm një pikë më pak sesa Napoli.

Sassuolo mbetet me 46 pikë në pozitën 10 të klasifikimit të Serie A. /Lajmi.net/