Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nesër udhëtojnë për në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

25/04/2022 21:28

Të dy do të udhëtojnë drejt Amerikës, me ftesë të familjes Albright.

Kurti dhe Osmani do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në SHBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera./Lajmi.net/