Juventus i ofron Di Marias kontratë njëvjeçare

Juventus është në bisedime për një marrëveshje me Angel Di Maria.

Sport

25/04/2022 16:00

Ylli argjentinas, Di Maria pritet të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën e Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij.

Anësori dhe as PSG nuk kanë shprehur interesim për një rinovim marrëveshje. Këtu futet në lojë skuadra e Juventus, e cila po planifikon një lëvizje.

‘Goal’ mëson se ‘Biankoneri’ kanë bërë një ofertë një vjeçare për Di Maria, transmeton lajmi.net.

Thuhet se negociatat po vazhdojnë për të shqyrtuar edhe opsionin për mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

Massimiliano Allegri sheh profilin e Di Maria si shumë të nevojshëm për skuadrën e tij. /Lajmi.net/