Juventusi interesohet për Di Marian
Juventusi ka shfaqur interesim për Angel Di Marian.
Sport
Argjentinasi po gjen pak hapësira kohëve të fundit te Paris Saint Germain, andaj një largim i tij është shumë i mundshëm.
Për “Zonjën e Vjetër” është shumë me rëndësi që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt, pasi nga “bardhezinjtë” gjatë verës pritet të largohet Paolo Dybala, transmeton lajmi.net.
Kontrata e Di Marias skadon në qershor të këtij viti, me parisienët që duket se nuk janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarin.
34-vjeçari iu bashkua kampionëve të Francës në vitin 2015, për shumën e 65 milionë eurove.
Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur 21 ndeshje në Ligue 1, ku ka realizuar tri gola dhe pesë asistime. /Lajmi.net/