Chiellini mendon largimin nga Juventusi

Mbrojtësi i Juventusi, Giorgio Chiellini mendon largimin nga 'Allianz Stadium'.

Sport

21/04/2022 22:37

Kontrata aktuale e Chiellinit me Juventusin skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por duket se lojtari po mendon largimin nga ‘Allianz Stadium’.

Mbrojtësi veteran i Juventusit, Chiellini është duke e konsideruar largimin nga gjiganti italian në fund të këtij sezon, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e 37 vjeçarit mund të jetë Liga Amerikane (MLS), pasi mbrojtësi është i interesuar për të kaluar në Amerikë.

Mbrojtësi italian ka 556 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 36 gola dhe dhuruar 24 asistime./Lajmi.net/