Conte për Eriksen: Jam shumë i lumtur që ai luan futboll

Trajneri i Tottenham Hotspur do të përballet me ekipin e Christian Eriksen, Brentford në kuadër të Premier Ligës.

Sport

21/04/2022 21:43

Ndeshja e xhiros së 33 në Premier Ligë, do të vendos përball Tottenham – Brentford.

Antonio Conte do të përballet me Eriksen, të dy ishin protagonistët e Interit, për Scudetto-n e fituar një vit më parë.

Përpara ndeshjes Conte, tha se është i lumtur që danezi luan futboll, duke kujtuar kështu momentin tragjikë që kishte ndodhur në evropianin e fundit. Kur Eriksen kishte pësuar arrest kardiak.

“Jam shumë i lumtur që e shoh sërish dhe që luan futboll. Të mos harrojmë se çfarë ndodhi në qershor, ishte e tmerrshme”, tha Conte, përcjell lajmi.net.

Sipas tij Eriksen është jo vetëm lojtar i rëndësishëm, por edhe një person i madh.

“Ai nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm, por edhe një person i madh, i uroj më të mirat për të tashmen dhe të ardhmen”, vazhdoi italiani.

Brentford do të jetë nikoqir i Tottenham, të shtunën, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/