Del Piero: Nuk ka takime sekrete me Juventus

Alessandro Del Piero ka hedhur poshtë spekulimet për takime sekrete me ish-skuadrën e tij.

Sport

21/04/2022 09:15

Legjenda e Juventus, Alessio Del Piero ka bërë të ditur se rikthimi i tij te ‘Biankoneri’ nuk është në tavolinë për momentin.

Del Piero kthehej në ‘Allianz Stadium’ gjatë së shtunës. Kjo ishte hera e parë në 10 vite. Ai ka bërë të ditur se ishte i lumtur për takimin me Pavel Nedved dhe Andrea Agnelli, por nuk la diçka për rikthimin e tij.

“Më pëlqen tendenca për të hetuar, por tani, sidomos në këtë moment, nuk është koha e duhur për të komentuar një mundësi që nuk është në tavolinë”, ka thënë Del Piero, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka asgjë. Nuk ka takime sekrete. Përshëndeta të gjithë, Nedved, Agnelli dhe shumë ish-shokë skuadre. Isha i lumtur t’i takoja”, tha mes tjerash ish-lojtari i Italisë.

Rikthimi i Del Piero në stadiumin e Juventus për herë të parë pas një kohe të gjatë, nxiti reagime të shumta në mediat italiane. /Lajmi.net/