Alex Sandro në prag të largimit nga Juventus

Mbrojtësi brazilian, Alex Sandro pritet të vazhdojë karrierën e tij jashtë Italisë.

Sport

20/04/2022 20:21

Sandro nuk duket të jetë pjesë e planeve të Massimiliano Allegri për sezonin tjetër, kështu që pritet të largohet gjatë merkatos së verës.

Lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, nga e cilat përfiton nga 6 milionë euro për vit, përcjell lajmi.net.

Chelsea ka qenë një ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e Sandro, dhe në këtë situatë mund ta sigurojnë me një çmim më të lirë.

Juventus është gati të dëgjojë ofertat për mbrojtësin e krahut të majtë. /Lajmi.net/