Një foshnje gjendet e vdekur në Ballovc të Podujevës, policia del në vendin e ngjarjes
Një foshnje është gjetur e vdekur në fshatin Ballovc të Podujevës.
Lajme
Kjo për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, kur edhe Policia ka marrë informatën.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.
“Me urdhër të prokurotit trupi i pajtë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

“Dy herë kom tentu ta vras veten” - Ish Ushtari i UÇK-së rrëfen se si i plagosur deshi të ikte nga duart e serbëve
Një rrëfim të jashtëzakonshëm për plagosjen e tij në në luftë e ka dhënë Mehmet Fazliu, ish-ushtar i UÇK-së nga Zona e Drenicës.
lajmi.net