Rudiger nuk ka interes për t’iu bashkuar Manchester United

Antonio Rudiger e ka mënjanuar Manchester Unitedin si destinacionin e tij të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Sport

19/04/2022 16:41

Mbrojtësi nuk ka interesim për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq” pasi, siç raporton MEN, futbollisti kërkon një projekt serioz për t’i realizuar ambiciet e tij.

Njëra ndër ambiciet e mbrojtësit është rifitimi i Champions League, diçka që Man Utd nuk ia garanton, transmeton lajmi.net.

20-herë kampionët anglezë janë ende duke luftuar për një pozitë në top4, me Arsenalin, Tottenhamin e West Hamin po ashtu në garë të ashpër.

Ndonëse kanë shprehur interes për mbrojtësin, duket se ky i fundit do ta kërkojë një tjetër skuadër që ia ofron kushtet e kërkuara. /Lajmi.net/