Ish zv/ministri Berisha: Kurti të veproj kundër krimit ndërkufitar, e jo t’i mbuloj me retorikë të rrejshme patriotike
Ish zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri.
Lajme
Me këtë rast, Berisha tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të veproj kundër krimit ndërkufitar, që hy në kuadër të përgjegjësisë së tij.
Berisha tha se Kurti duhet të veproj, e jo t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Përderisa lufta reale ruso-ukrainase për Donbas ka nisur përshkallëzimin e plotë, Kurti në përpjekje për të imituar Zelenskin po përshkallëzon retorikën e luftës imagjinare me Serbinë.
E në fakt, si kryeministër i vendit Kurti do të duhej të veproj kundër krimit ndërkufitar që hyn në përgjegjësinë e tij, dhe jo t’i mbuloj incidentet me retorikë të rrejshme patriotike./Lajmi.net/