Azpilicueta pret që Chelsea ta lirojë në fund të sezonit

Cesar Azpilicueta dëshiron të ndahet në paqe me skuadrën e Chelsea.

Sport

18/04/2022 21:30

Tash e disa muaj, Azpilicueta lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi shkon në fund të kontratës së tij, me skuadrën e Chelsea që ka mundësinë për ta shtyrë kontratën edhe për një vit. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo do të ndodh, për arsye që lidhen me sanksionet ndaj ‘Bluve’, lidhur me Abramovich.

Gjithsesi, sipas raportimeve të ‘Sport’, pritshmëritë e Cezar Azpilicueta janë që Chelsea do ta lirojë atë, përcjell lajmi.net.

Veterani spanjoll ka pasur mjaftueshëm paraqitje këtë sezon për ta fituar edhe 12 muaj në ‘Stamford Bridge’, por kjo nuk i pëlqen.

Azpilicueta kërkon që të largohet drejt ‘Camp Nou’ si lojtar i lirë. /Lajmi.net/