Rangers nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë e blerjes së kartonit të Ramsey

Rangers nuk do të nënshkruajnë me lojtarin e Juventus, Aaron Ramsey.

Sport

18/04/2022 20:01

Ramsey ka kaluar këtë sezon te skuadra e Rangers, si i huazuar nga Juventus. Skocezët kanë mundësinë të blejnë kartonin e mesfushorit në formë permanente.

Megjithatë, sipas ‘Corriere dello Sport’, Rangers nuk do ta blejnë Ramseyn, transmeton lajmi.net.

Gjasat janë të mëdha që kontratën e tij nuk do ta rinovojë as Juventus.

Ramsey ka kontratë valide deri në vitin 2023 me ‘Zonjën e vjetër’.

Ylli uellsian pësoi një lëndim së fundmi në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Skocisë, ndaj Celtic. /Lajmi.net/