Marcos Alonso optimist: Chelsea mund ta fitojë Premier League sezonin tjetër

Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso ka dhënë disa komente lidhur me ritmin e Chelsea dhe përmirësimet që vëren ai.

Sport

18/04/2022 18:04

Alonso beson se ‘Blutë’ e Londrës mund të kapin ritmin sezonin tjetër dhe të tejkalojnë liderët aktual të Premier League.

Sipas mbrojtësit të majtë, skuadra e Thomas Tuchel mund ta fitojë kampionatin sezonin tjetër.

“Do të thosha se po”, u përgjigj Alonso i pyetur nëse Chelsea mund ta fitojë PL vitin tjetër, përcjell lajmi.net.

“E kemi parë vite më herët kur fituam titullin e fundit. Kemi garuar me këto skuadra që atëherë”, shtoi spanjolli.

“Mendoj se mund të fitojmë gjithçka kundër çdo skuadre dhe vetëm duhet të përmirësohemi pak në konsistencë. Do të provojmë të jemi më afër vitin tjetër”, ishin fjalët e mbrojtësit të majtë.

Chelsea është në finale të Kupës FA këtë edicion, kurse ëndrra për Premier League dhe Champions League ka marrë fund. /Lajmi.net/