Në mes të shumë zhvillimeve, Vuçiq takon nesër senatorët amerikanë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajme
Vuçiq pritet që të takohet me senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme, Chris Murphy dhe Gene Sheikhin.
Poashtu në këtë takim i pranishëm është paralajmëruar se do të jetë edhe senatori i Komisionit për Forcat e Armatosura amerikane, Tom Tillis, transmeton lajmi.net.
Poashtu sipas b92, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ora 14:00 do të presë senatorët amerikanë në ndërtesën e Presidencës së Serbisë./Lajmi.net/