Probleme për Atletico Madrid, lëndohen Felix dhe Lemar

Vazhdojnë problemet me lëndime për Atletico Madrid, së fundmi janë lënduar Joao Felix dhe Thomas Lemar.

Sport

18/04/2022 15:12

Atletico Madrid mbrëmë e mposhti Espanyol me rezultat 2:1.

Pas rikthimit të Herreras dhe Gimenez nga lëndimi, tashmë infermieria e Atleticos mbushet me Felix dhe Lemar.

Kjo pasi ata ishin në formacionin startues për ndeshjen e mbrëmshme, por të dy u zëvendësuan me të filluar pjesa e dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes Atletico Madrid njoftuan se të dy janë zëvendësuar, pasi kanë pasur probleme muskulore, përcjell lajmi.net.

Në ditët në vijim do të kuptohet shkalla e lëndimit për portugezin dhe francezin./Lajmi.net/