Atletico fiton në frymën e fundit ndaj Espanyol
Atletico Madrid ka marrë një fitore dramatike në 'Wanda Metropolitano'.
Sport
‘Rojiblancos’ kanë marrë fitore 2:1 në ndeshjen e luajtur në ‘Wanda Metropolitano’, kundër Espanyol, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë, përveç tri golave u pa edhe një karton i kuq.
Atletio kaloi në epërsi në minutën e 52’, me golin e Yannick Carrasco.
Pas 20 minutave, Kondogbia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e Diego Simeone me 10 njerëz në fushë.
Kjo u shfrytëzua mirë nga Espanyol, të cilët barazuan shifrat në 1:1 me anë të de Tomas, në minutën e 74’.
Kur mendohej se skuadrat po ndanin nga një pikë, VAR i dha një penallti Atletico Madrid, pas një loje me dorë në zonën e Espanyol.
Penalltinë në gol e konvertoi Yannick Carrasco, në minutën e 90+7′.
Atletico Madrid shkon në 60 pikë pas 32 ndeshjeve dhe mbanë pozitën katër, kurse Espanyol mbetet me 39 pikë. /Lajmi.net/