Bayern Munich monitoron Gavin

Gjiganti gjerman, Bayern Munich janë duke e monitoruar lojtarit e Barcelonës, Gavit.

Sport

17/04/2022 15:35

Gavi ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të viti të ardhshëm, por rinovimi ende nuk po arrihet.

Ekipi i Xavi Hernandez e duan në ‘Camp Nou’ talentin spanjoll, por ata nuk po arrijnë ta bindin lojtarin për një marrëveshje të re.

Siç njofton ‘Mundo Deportivo’, Bayern Munich janë duke e monitoruar situatën e Gavit, përcjell lajmi.net.

Gavi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Barcën, ai ka luajtur 40 ndeshje gjithsej në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime.

Mbetet të shihet se nëse spanjolli do të arrijë marrëveshje me katalanasit, apo do të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit./Lajmi.net/