Tuchel për Lukakun: Bëhu si Werner për të fituar besimin te Chelsea

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka këshilluar Romelu Lukakun të ndjek hapat e Timo Werner te ekipi londinez nëse dëshiron të ketë sukses.

Sport

17/04/2022 09:08

Rikthimi i Lukaku te Chelsea nuk shkoi siç pritej. Belgu po ka probleme të gjej vetën në formacionin startues të Tuchel.

Në lidhje me formën që po kalon ai te ‘Blutë e Londrës’, foli edhe vet trajneri i ekipit.

Ai ka sugjeruar Lukakun që duhet të ndjek hapat e punës së Werner, në mënyrë që të përmirësohet.

“Ajo që ka bërë Timo është pikërisht ajo që duhet të bëjë Lukaku. Prisni, jini të durueshëm, punoni shumë dhe vendosni ekipin në radhë të parë”, tha Tuchel, përcjell lajmi.net.

Gjermani u shpreh shumë i kënaqur me përmirësimin që Timo Werner ka arritur te Chelsea.

“Werner e ka bërë të vështirë ta lë jashtë formacionit startues. Jam i impresionuar, ai ishte shumë i mirë në dy ndeshjet e fundit”, vazhdoi ai.

Lukaku në gjithsej 20 paraqitje këtë sezon me Chelsea në Premier Ligë, ka pesë gola dhe një asistim./Lajmi.net/