Juventusi ndan pikët me Bologna
Juventusi dhe Bologna kanë ndarë pikët, në kuadër të xhiros së 33 në Seria A.
Sport
Juventusi dhe Bologna janë ndarë baras 1:1.
Ekipi i Maxi Allegrit ka arkëtuar një pikë mjaft të rëndësishme, në garën për Top4 në Seria A.
Ishte fillimisht ekipi mysafirë që kaloi në epërsi në minutën e 52` me anë të Arnautovic.
Në minutat e fundit u krijua një situatë e tensionuar dhe referi i ndeshjes i dhuroi dy karton të kuq për dy lojtarët e Bologna.
Kështu mysafirët ishin me nëntë lojtarë në fushë që nga minuta e 84`, shkruan lajmi.net.
Pas përjashtimit të tyre Juve po kërkonte golin e barazimit dhe u ‘vërsulën’ me të gjitha forcat në sulm.
Ishte Vlahovic ai që shënoi, për 1:1 në minuta shtesë.
Kjo ishte e tëra që arriti të bëjë Juve, përkundër që ishin me numër më shumë në fushë se ekipi kundërshtar.
Pas këtij barazimi, ‘Zonja e Vjetër’ ka 63 pikë në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Bologna 38 pikë në vendin e 13./Lajmi.net/