“Veç rrena e llafe, i largoi ‘kungujt’ e të tjerëve e i vendosi të vetë”, qytetari i mllefosur me kryeministrin Kurti

Një qytetar ka shprehur mllefin e tij karshi Qeverisë Kurti dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, ku ka thënë se është i zhgënjyer me, siç thotë ai, gënjeshtrat që i janë bërë nga ky i fundit.

Lajme

16/04/2022 18:21

“Albini bash rrenci ma i madhi ish kanë, bash rrenc. A e din qysh na ka zhgenjy.. Ky.. Une çuditna me njerëz kur thojnë, jo.. Po le morë çfarë.. Është ajo proverba kineze, thotë: Ma mirë më të mësu më zanë peshk, se me ta dhanë peshkun. Ky është tu ju dhanë njerëzve, tu i rrejt njerëzit më nga 100 euro, më falë në shprehje, të hamamit. E s’është tu ba.. Që një vjet, që ka fillu qeky njeri, ky ma as një gozhdë kërkun ngjitë nuk e ka. Pa marrë parasysh si kanë punu ata tjerët, ekonomia duhet me punu, normal që ndoshta dikush e ka keqpërdor.. Po dikush.. Ti punon pak, une pak, ai pak, dhe kështu zhvillohet shteti, e pa punu kurgja, unë nuk e di qysh e ka ba ky”, ka deklaruar qytetari.

“Për mu është rrënci, dallaverxhia ma i madhi. Kem pas shumë shpresë, ky i ka ndrru do borde, i ka hjek do kunguj i ka qitë do kunguj t’vetë. Kurgja tjetër sen.. Për mu, ai ndoshta i thotë mirë. I ka hjek kungujt e këtyne tjerëve, i ka qitë kungujt e vetë, kurgja s’ka ba”, ka thënë ai.

“Tha po e nisi rrugën për Podujeve e sene, kur po i nij masanej, jo kjo e Gilanit që 4 vjet që u nis, jo s’kem t’holla, jo anena jo…”.

“Jo rrejti me Deharin, jo ka me u ba kështu, jo Bashkimin Kombëtarë… Krejt i kanë shti vesht n’lesh, që thotë fjala popullore edhe asnjë premtim deri sot ky ba se ka. Për mu, e diaspora le ta dojnë. Unë ju kam thanë atyne, na ka zhgenjy, unë se du. As s’du me ni për ta”, ka thënë më tej ai.

“Unë s’po tham që kanë ba as Isë as Hashimi ma mirë, po bile ata diçka kanë punu. Tash mirë e keq, që 20 vjet, krejt qeto çka i kena n’Kosovë qetu, është ba prej, po tham tash, po ja lajnë Hashimit, prej Hashimit. Unë spo tham që ska ba gabime as Hashimi, absolutisht jo, por bile është punu diçka, është pa diçka”. /Lajmi.net/