Përfundojnë pjesët e para: Gjilani dhe Malisheva avancojnë ndaj Feronikelit e Ulpianës, Drenica – Dukagjini ende pa gola

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të BKT Superligës në futboll.

Sport

16/04/2022 15:04

Gjilani është duke fituar në ndeshjen ndaj Feronikelit në ndeshjen e 29-të të BTK Superligës së Kosovës.

Kur kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes, gjilanasit janë duke avancuar 2-1, me golat e Keita Razak dhe Shend Kelmendi, ndërsa avantazhin e hershëm mysafirëve ua dha Ardi Qorri.

Me këtë rezultat, Gjilani vazhdon në ndjekje të titullit, ndërsa për Feronikelin veçse thellohet kriza e rezultateve, shkruan lajmi.net.

Duke fituar është edhe ekipi i Malishevës me golin e Soboëalen në minutën  e 18’.

Në anën tjetër, Drenica dhe Dukagjini ende janë pa gola. /Lajmi.net/