Detaje interesante: Man Utd i kishte ofruar kontratë Mbappes, por francezi zgjodhi Real Madridin

Përderisa “saga” Kylian Mbappe po vazhdon ende, në pah dalin detaje interesante që lidheshin me një kalim të 23-vjeçarit te Manchester United.

Sport

14/04/2022 15:15

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Fabrice Hawkins ishin “Djajtë e Kuq” që i ofruan kontratë futbollistit, por ky i fundit i refuzoi ata për Real Madridin, shkruan lajmi.net

Ndonëse ende nuk ka nënshkruar me “Los Blancos”, ky sezon duket të jetë e fundit për të në “Parc de Princes”.

Madrilienët e kanë ndarë mendjen për t’ia plotësuar të gjitha kushtet këmbëshpejtit francez dhe ky i fundit e sheh “Bernabeun” si destinacionin e vetëm të mundshëm për të.  /Lajmi.net/