Përfundon pjesa e parë: Real Madrid në disavantazh ndaj Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë në “Santiago Bernabeu” në mes të Real Madridit dhe Chelseas, në kuadër të çerekfinales së dytë të Champions League.

Sport

12/04/2022 21:47

“Blutë” e Londrës janë duke avancuar me rezultat 1-0 pas golit të Mason Mount në minutën e 15’.

 

 

Përkundër përpjekjeve, Real Madrid ende nuk ka arritur ta rrezikojë seriozisht portën e Mendyt.

Me rezultatin aktual, “Los Blancos” kualifikohen tutje, falë rezultatit 1-3 në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/