Barca planifikon të rikthejë Xavi Simons në ‘Camp Nou’

Xavi Simons mund të kthehet në ‘Camp Nou’ për të vazhduar karrierën e tij.

Sport

12/04/2022 09:00

Në vitin 2019, Simons largohej nga Barcelona në drejtim të PSG, si një nga lojtarët më premtues asokohe.

Sipas ‘Sport’, Barcelona po përgatit një ofertë për të kthyer ish-lojtarin e akademisë së tyre në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Mesfushori holandez do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Barca dëshiron ta kthejë atë.

Në garë për lojtarin janë shumë skuadra, kështu që konkurrenca do të jetë e madhe për katalanët.

Nuk dihet akoma se çfarë oferte kanë planifikuar Barca për Xavi Simons. /Lajmi.net/