Ministri Peci viziton fermerin Rrahmani që u kthye nga Gjermania në Kosovë, jep detaje për kultivimin e mjedrës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot ka realizuar një vizitë tek biznesi i fermerit, Ekrem Rrahmani, në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, i cili është kthyer nga Gjermania në Kosovë për të kultivuar mjedrën komerciale.

Lajme

11/04/2022 16:41

Ministri Peci, e përgëzoi Rrahmanin për angazhimin e tij dhe ceku se përmes Programit të Pagesave Direkte 2022 është rritur përkrahja për subvencion të mjedrës për kilogram nga 0.12 euro në 0.15 euro, shkruan lajmi.net.

“Këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 euro”, tha Ministri Peci.

Ai shtoi se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës prej 0.36 euro varësisht nga hektarët që posedojnë.

Ekrem Rrahmani, aktualisht i ka punësuar katër punëtorë ndërsa ndërsa gjatë sezonit angazhon edhe 30 punëtorë tjerë për të kultivuar 5 hektarë tokë. Frytet e kësaj pune janë të destinuara për eksport.

Postimi i plotë:

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi një vizitë tek biznesi i fermerit Ekrem Rrahmani në fshatin Tenezhdoll të komunës së Prishtinës, i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë ku edhe po merret me kultivimin e mjedrës komerciale.

Ministri Faton Peci duke parë nga afër frytet e punës së tij, e përgëzoi Rrahmani për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë. “Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Ministri Peci. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 Euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë Euro.

Aktualisht, z. Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë. Frytet e kësaj pune të palodhshme të Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport./Lajmi.net/