Presidenti i Bayern: Muller do ta mbyll karrierën në Bayern Munich

Thomas Muller do ta mbyll karrierën e tij te ‘Bavarezët’, sipas presidentit të klubit, Herber Hainer.

Sport

11/04/2022 14:06

Muller ka kontratë me Bayern deri në vitin 2023, por ai do të vazhdojë edhe më tej me ekipin gjerman.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit, Herber Hainer.

“Jam plotësisht i bindur se Muller i përket Bayernit. Ai do të mbyll karrierën e tij këtu”, ishin fjalët e tij për ‘Br24sport’, përcjell lajmi.net.

Gjermani këtë sezon ka 40 paraqitje në të gjitha garat për ‘Bavarezët’, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 22 asistime./Lajmi.net/