Real Madridi vazhdon serinë e fitoreve edhe ndaj Getafe
Real Madridi ka mposhtur Getafe në ndeshjen e xhiros së 31, në La Liga.
Sport
Ekipi i Carlo Ancelotti ka mposhtur me rezultat 2:0 Getafen.
Real Madridi vazhdon me formën e mirë edhe ndaj skuadrës së Getafes.
‘Mbretërit’ kanë arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme, drejt titullit të 35 në La Liga.
Gjatë gjithë pjesës së parë Reali po kërkonte golin e avantazhit, shkruan lajmi.net.
Pas një harkimi fenomenal me të jashtmen të Vinicius Jr, shënoi Casemiro në minutën e 38` të ndeshjes.
Pjesa e dytë fillimisht ishte më e baraspeshuar nga të dy ekipet, por më pas më kërkues përsëri ishin Reali.
Ishte Rodrygo, ai i cili asistoi për Lucas Vazquez, spanjolli shënoi për 2:0, në minutën e 68` të ndeshjes.
Pas golit të dytë Reali kishte mundësi të realizonte edhe gola të tjerë, por nuk u treguan të saktë.
Pas kësaj fitore mjaft të rëndësishme Real Madridi e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 72 pikë, ndërsa Getafe qëndron në vendin e 14 me 32 sosh./Lajmi.net/