Arteta për humbjen ndaj Brighton: Kemi krijuar një atmosferë të ftohtë, por do të përpiqemi ta ndryshojmë

Pas humbjes ndaj Brightonit, reagoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Sport

09/04/2022 21:51

Golat e Leandro Trossard dhe Enock Mwepu, ndihmuan Brighton të fitonte 2:1 ndaj Arsenalit.

‘Topçinjtë’ shënuan në minutat e fundit përmes Martin Odegaard, gol ky që nuk ishte i mjaftueshëm për ta dërguar në vendin e katërt Arsenalin.

Kjo ishte humbja e dytë brenda një jave për skuadrën e Mikel Artetas, pas humbjes nga Crystal Palace.

Pas humbjes reagoi edhe trajneri spanjoll. Ai tha se pjesa e parë ishte shumë e dobët.

“Pjesa e parë ishte përsëri shumë e dobët. Kemi krijuar një atmosferë të ftohët me të cilën nuk jemi rehat. Do të përpiqemi ta ndryshojmë nuk do të dorëzohemi”, tha Arteta, pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Pas asaj humbje Arsenal ka zbritur në vendin e pestë, me 54 pikë, tre më pak se Tottenhami që janë një pozitëne katërt./Lajmi.net/