Azpilicueta pozitiv me Covid-19

Cesar Azpilicueta ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sport

09/04/2022 20:57

Mbrojtësi i Chelsea, Azpilicueta ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe mungoi në fitoren e thellë të ‘Londinezëve’ 6:0 ndaj Southampton.

Para fillimit të ndeshjes, Thomas Tuchel, e konfirmoi mungesën e Azpilicuetas, si pasojë e infektimit me virus, transmeton lajmi.net.

Spanjolli pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Chelsea në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’, u mposht me rezultat 3:1 dhe do të kërkojë rikthimin në ‘Bernabeu’ të martën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/