Bayerni arrin fitore minimale ndaj Augsburgut

Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Augsburgut, për ndeshjen e xhiros së 29 në Budesligë.

Sport

09/04/2022 17:24

Bayerni mposhti me rezultat 1:0 Augsburgun, në ‘Allianz Arena’.

Ishte një ndeshje e dominuar nga ‘Bavarezët’, por Augsburgu nuk po lejonin hapësira për shënim kundërshtarit.

Përkundër rasteve nga ekipi i Julian Nagelsmann, pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.

Edhe në pjesën e dytë ‘Bavarezët’, kishin nën kontroll lojën.

Ishte minuta e 82` e ndeshjes, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua ylli i skuadrës së Bayernit, Robert Lewandowski. Ky ishte goli i vetëm dhe i fitores për gjigantin gjerman.

Pas kësaj fitore Bayerni qëndron në vendin e parë me 69 pikë, ndërsa Augsburgu në të 14 me 32 pikë./Lajmi.net/