Ruben Dias mungon ndaj Liverpoolit
Ruben Dias nuk do të jetë i gatshëm ndaj Liverpoolit në sfidën e vlefshme për xhiron e 32-të të Premier Leagues.

Sport
Lajmin e mungesës së mbrojtësit e ka konfirmuar vetë Pep Guardiola, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, skuadra e Liverpool nuk e ka asnjë mungesë për ndeshjen e së dielës.
Ndeshja Manchester City – Liverpool do të luhet të dielën më fillim nga ora 17:30 në “Ethihad Stadium”.
Sfida do përcaktojë shumçka në garën për titull, me ekipet që kanë diferencë vetëm një pikë nga njëra-tjetra.
Në rast fitoreje, Liverpool do ta parakalonte për dy pikë Cityn që është lideri aktual, ndërsa për “qytetarët” fitorja do të thoshte konsolidim i pozitës së parë. /Lajmi.net/