Klopp për Guardiolan: Është trajneri më i mirë në botë

Jurgen Klopp beson se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë aktualisht.

Sport

08/04/2022 13:28

Sipas trajnerit të Liverpoolit, nuk ka pse të dyshohet në këtë aspekt, marrë parasysh formën e lartë të “Qytetarëve” viteve të fundit.

“Pep është trajneri më i mirë në botë. Nuk e di nëse dikush mund të dyshojë në këtë pikë”, u shpreh ai për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

“Nuk ndodh shpesh që dy ekipe të forta të ndeshen, por historiku i ndeshjeve tona tregon se pritet të jetë një përballje interesante. Në sport, ajo që të ndihmon më shumë është të kesh një kundërshtar të fortë. Jam i sigurt se Nadal dhe Federer nuk do të ishin aq të mirë sikur të mos e kishin njëri-tjetrin”, shtoi tutje Klopp.

Klopp gjithashtu theksoi se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për të dielën.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe luhet në “Ethihad Stadium”.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Anthony Taylor.  /Lajmi.net/