Ferran: E dinim se janë kundërshtar i fortë, barazimi i mirë për ndeshjen e kthimit

Ferran Torres ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt.

Sport

07/04/2022 23:15

Lojtari spanjoll i Barcelonës, Ferran Torres ka thënë se barazimi në ndeshjen ndaj Frankfurt është një shtysë e mirë para ndeshjes së kthimit.

Sulmuesi bën të ditur se skuadra ishte në dijeni për kualitetin e kundërshtarit, kurse kritika kishte për terrenin.

“E dinim se ata do të jenë kundërshtar i fortë. Fusha nuk ishte në kushtet më të mira. Gjithsesi, barazimi mund të jetë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Ferran, transmeton lajmi.net.

“Ishte gol i mirë, ne ishim të qetë. Pasuam topin nga krahu në krah, dhe unë pata mundësi të kombinoja me Frenkie”, shtoi lojtari.

Torres shënoi golin e vetëm për Barcelonën në barazimin 1:1 në udhëtim kundër Frankfurtit. /Lajmi.net/