Pogba ka prioritet rikthimin te Juventusi
Paul Pogba ka prioritet rikthimin në Seria A, te Juventusi.
Sport
Pogba ka kontratë me Manchester United deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka arritur rinovimin me ‘Djajtë e Kuq’.
Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për francezin, por dëshira e lojtarit mbetet Juventusi.
Sipas ‘Tuttosport’ ekipi italian nuk janë të sigurt nëse duan ta rikthejnë mesfushorin ne Torino për shkak të kërkesave të tij për pagë si dhe për moshën e tij, përcjell lajmi.net.
Ekipi i PSG-së shpreson në transferimin e lojtarit në ‘Parc des Princes’, pasi e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit francez./Lajmi.net/