Ambasadori kosovar në Gjermani: Putini po e thërret Vuçiqin të konsultohet me të
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas bisedimeve të zhvilluara nga presidenti i Serbisë pro-rus, Aleksandar Vuçiq, me homologun e tij, Vladimir Putin.

Lajme
Ajeti reagimin e ka bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se Putini po e konsulton, siç e quan ai, aleatin e tij, Vuçiqin, shkruan lajmi.net.
“Në kohët kur bota është e tronditur me veprimet e tmerrshme të Rusisë kundër Ukrainës , presidenti Putin i drejtohet aleatit të tij në Serbi për konsultime, vend që është në proces të anëtarësimit në BE”, shkruan Ajeti.
In times where the world is shocked with horrific actions of Russia ?? against Ukraine ??, president Putin reaches out to his allie in Serbia ?? for consultations, a country that is in process of becoming EU member state#StandWithUkraine https://t.co/z1JfVGmsqZ
— Faruk Ajeti (@FarukAjeti) April 6, 2022
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike përgjatë ditës së sotme.
Sipas Kuririt, mediumit të afërt me Vuçiqin, Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhje, ndërsa Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë. /Lajmi.net/