Haxhi Avdyli me një anglishte të çuditshme i kërkon Evropës të mos e furnizojë Serbinë me armë

Deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar nga Evropa që të ndalojë furnizimin me armë të Serbisë, ku këtë të fundit e quan si "kukull të Putinit".

Lajme

05/04/2022 14:28

Apelin Avdyli e ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ndonëse është shkruar pak në gjuhë shqipe e pak në atë angleze, shkruan lajmi.net.

“#Evropë stop shitjes së armëve për #Serbinë, shtet kukull e Putinit në Ballkan”, ka shkruar ai.

Apeli i deputetit të Kuvendit të Kosovës është bërë në vazhdën e qëndrimeve se Serbia po mbron agresionin rus. /Lajmi.net/

#Europe Stop selling weapons for #Serbia a Putin pupet state in Ballkan.