Arsenal mposhtet nga Crystal Palace – merr ‘flakë’ gara për pozitën e katërt në Premier League
Crystal Palace e ka bërë akoma më të zjarrtë garën për pozitën e katërt në Premier League.
Sport
Crystal Palace mori një fitore spektakolare përballë skuadrës së Arsenal, me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.
Në një ndeshje ku ‘Gunners’ duhej të fitonin për të çuar në maksimum gjasat për top katërshe, ata pësuan qysh në minutën e 16’. Mateta i dha epërsinë skuadrës nikoqire.
Vetëm tetë minuta më vonë, skuadra e Crystal Palace dyfishoi epërsinë me anë të Ayew.
Arsenal bëri disa zëvendësime pas pjesës së parë, por as këto nuk sollën rezultatet e pritura.
Përkundrazi, ‘Gunners’ pësuan edhe një herë. Wilfried Zaha dha goditjen përfundimtare, kur në minutën e 76’ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me humbjen e pësuar sot, skuadra e Arsenal mbetet në 54 pikë, aq sa ka edhe Tottenham Hotspur. Por, ‘Gunners’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Crystal Palace shkon në 37 pikë për pozitën e nëntë në tabelë. /Lajmi.net/