Sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, 48 orë paraburgim për dy të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar për 48 orë dy persona, F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Lajme

04/04/2022 16:10

“Sot, me datë 04.04.2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në stadiumin e qytetit të Gjilanit, përderisa zhvillohej ndeshja futbollit në mes Gjilanit dhe Ballkanit nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hyn në fushën e futbollit, bashkë me një trumë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri I pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke , tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F, i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës./Lajmi.net/