Drenica arrin fitore bindëse ndaj Feronikelit
Drenica ka marrë fitore ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës.
Sport
Drenica mposhti me rezultat 6:0 Feronikelin. Nikli thellohet edhe më shumë pas disfatës ndaj drenicakëve.
Në minutën e 12` të ndeshjes shënoi Osman Mëziu, për t`ia dhuruar epërsinë Drenicës.
Shatatë minuta më vonë ‘drenicakët’ e dyfishuan epërsinë, me anë të Kreshnik Ukës.
Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Drenicës ndaj Feronikelit, shkruan lajmi.net.
Në pjesë e dytë përsëri më të mirë ishin ekipi i Drenicës. Në minutën e 64` shënoi Dushi për 3:0.
Ndërsa në minutën e 75` shënoi golin e dytë personal në këtë takim, Kreshnik Uka, për rezultatin 4:0.
Për 5:0 u përkujdes përsëri Uka, ku shënoi golin e tretë personal, për këtë ndeshje. Golin final të Drenicës e shënoi Sekiraqa për 6:0.
Pas kësaj fitore të thellë, Drenica ngjiten në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Feronikeli thellohet edhe më shumë në vendin e fundit me 12 pikë./Lajmi.net/