Bahtiri paraqitet nga Ura e Ibrit: Kosovës po i vjen era shtet

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është lajmëruar në rrjetet sociale në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Lajme

03/04/2022 15:16

Ai përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, ka postuar një foto duke ecur në Urën e Ibrit që ndan Mitrovicën jugore me atë veriore, shkruan lajmi.net.

“Sot, Kosovës po i vjen era shtet”, ka shkruar Bahtiri.

Mbishkrimi i fotos së Bahtirit ka të bëj me mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës nuk e kishte lejuar një veprim të tillë të autoriteteve serbe./Lajmi.net/

Postimi i plotë: