PSG dështoi në transferimin e Kante, mesfushori refuzoi rikthimin në Francë
N’Golo Kante vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të kërkuar në futbollin evropian.
Sport
Mesfushori i Chelsea, Kante ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë viteve të fundit në Evropë, dhe kjo ka bërë që interesimi për të të jetë i madh.
Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, PSG kanë dështuar të transferojnë Kanten gjatë merkatos së janarit, transmeton lajmi.net.
31 vjeçari kishte mundësinë të kthehej në kryeqytetin e Francës, por hodhi poshtë një mundësi të tillë.
PSG mund të bëjnë edhe një lëvizje drejt lojtarit gjatë merkatos së verës, me tentimin për të shfrytëzuar krizën e Chelsea. /Lajmi.net/